Last Updated on 05/11/2026 by Monika
Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka folur ditën e sotme në Komisionin e Nismave. Ai ka prekur çështjen e pagave në institucionin që ai drejton, si dhe pjesën e rregullimit të stafit, ku kërkohet shtimi i kapaciteteve të ekspertëve të kualifikuar.
Biba përveç shtimit të ekuipazhit të administratës kërkon dhe shtim sa i takon ndërtesës, duke iu referuar godinave të reja në dispozicion të organit më të lartë që drejton konkurrueshmërinë e tregut në vend.
Sipas Bibës, fondi i akorduar prej afro 126 milionë lekë nuk mjafton për të kryer reformimin e institucionit.
Problem mbetet rregullimi i hierarkisë për të, pasi është shprehur se sekretari i përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës ka rrogë më të lartë se ai vetë që mban postin më të lart.
“Kolegu im këtu në krah “sekretari i përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës”, e ka pagën më të lartë se unë që jam kryetar i Autoritetit të Konkurrencës. Dhe të gjithë drejtorët e Autoritetit të Konkurrencës e kanë pagën më të lartë se anëtarët e komisionit.
Mund të duket banale, por është e vërtetë.
Nuk më bën sens fare kjo çështja e pagave, është e papranueshme.
Ka një hierarki pagash.”, u shpreh Biba./mxh
