Last Updated on 24/03/2026 by Kesjana
Presidenti Bajram Begaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit të Slobodan Milosheviç. Ky operacion, sipas Begajt, solli lirinë në Kosovë dhe kontribuoi në paqen në të gjithë rajonin.
Në mesazhin e tij, presidenti Begaj theksoi mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për mbështetjen e tyre në sigurimin e stabilitetit dhe lirisë.
Ai nënvizoi rëndësinë e kujtesës historike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të ruajtur paqen në rajon.
“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviçi, një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot. Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO aleatë”, thekson Begaj./ Kb
