Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka bërë një thirrje të qartë për përdoruesit që të reduktojnë kohën e kaluar në telefon dhe të shkëputen nga “scroll-i” i pafund. Sipas tij, është shumë e lehtë të humbasësh në ekran, duke lënë pas momentet reale dhe lidhjet njerëzore.
Cook theksoi se teknologjia nuk duhet të zëvendësojë ndërveprimet e vërteta, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të fokusohen më shumë te smartphone-i sesa te personat që kanë përballë.
Në mesazhin e tij, ai inkurajon një qasje më të balancuar ndaj përdorimit të teknologjisë, duke ftuar njerëzit të dalin jashtë, të shijojnë natyrën dhe të rikthehen te përjetimet e drejtpërdrejta në jetën e përditshme./mxh
