Last Updated on 25/03/2026 by Kesjana
Në Argjentinë u ‘ballafaquan’ dy botë: nga njëra anë qindra mijëra njerëz që dolën në rrugë për të kujtuar viktimat e diktaturës ushtarake dhe për të nderuar rreth 30 mijë të zhdukur, dhe nga ana tjetër qeveria e presidentit të djathtë ekstrem Javier Milei, e cila nuk mori pjesë në përkujtim dhe publikoi një video ku mohoheshin krimet e diktaturës.
Kjo ditë shënon 50-vjetorin e grushtit të shtetit të 24 marsit 1976, që solli në pushtet një nga diktaturat më të ashpra në historinë e vendit, të udhëhequr nga Rafael Videla.
Gjatë këtij regjimi, mijëra njerëz u rrëmbyen, u torturuan në qendra sekrete dhe u zhdukën pa gjurmë, shpesh duke u hedhur në det në të ashtuquajturat “fluturime të vdekjes”./kb
