Last Updated on 25/03/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka komentuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos.
Kos ka bërë një deklaratë lidhur me çështjet e drejtësisë ku ka theksuar se ato monitorohen nga Brukseli, ndërsa ka ngritur si shqetësim sipas saj pranimin e korrupsionit nga shoqëria shqiptare.
Duke iu referuar kësaj deklarate, Berisha u shpreh: “Deklarata e Komisioneres Marta Kos, një ditë pasi partia e saj fitoi zgjedhjet në Slloveni, dhe që nuk foli deri dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive”.
