Kompania amerikane e hapësirës, SpaceX, po përgatitet të ndërmarrë një hap historik financiar, duke planifikuar paraqitjen e dokumenteve për ofertën fillestare publike në bursë, e njohur si IPO.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kompania mund të dorëzojë prospektin pranë autoriteteve rregullatore brenda kësaj ose javës së ardhshme.
Burime të afërta me procesin bëjnë të ditur se SpaceX synon të sigurojë mbi 75 miliardë dollarë nga kjo dalje në treg, një nga ofertat më të mëdha në historinë e industrisë teknologjike dhe të hapësirës.
Raporti thekson se një pjesë e konsiderueshme e aksioneve, mbi 20%, mund t’u ofrohet investitorëve individualë, megjithëse përqindja përfundimtare ende nuk është vendosur.
Deri tani, lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe kompania nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment.
Nëse realizohet, IPO-ja e SpaceX pritet të tërheqë interes të jashtëzakonshëm nga tregjet globale, duke shënuar një moment kyç për industrinë e eksplorimit hapësinor dhe investimet private në këtë sektor./mxh
