Britania dhe Turqia nënshkruan të mërkurën një kontratë miliarda-paund për trajnim dhe mbështetje, pjesë e marrëveshjes 8 miliardë paund ($10.73 miliardë) për avionët luftarakë Typhoon, të përfunduar vitin e kaluar.
Kontrata e re përfshin trajnime në Mbretërinë e Bashkuar për pilotët dhe stafin tokësor turk, ndërsa Turqia përgatitet të operojë grupin e parë të avionëve të prodhuar britanikisht, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.
Firma të njohura të industrisë ushtarake, përfshirë BAE Systems, Leonardo UK, MBDA, Rolls-Royce dhe Martin-Baker, do të furnizojnë komponentët dhe pajisjet e trajnimit.
Sekretari i Mbrojtjes britanike, John Healey, dhe ministri i Mbrojtjes turk, Yasar Guler, nënshkruan marrëveshjen në Londër. Qeveria britanike tha se kjo shënon fazën tjetër të integrimit të Turqisë në programin Eurofighter dhe forcon kapacitetet ajrore të NATO-s në krahun lindor të saj./MXH
