Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur mospranimin e kërkesave të 13 ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve për rishikim të vendimit të shkarkimit nga sistemi i drejtësisë.
Konkretisht, KPA rrëzoi kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.
Vendimet për mospranimin e kërkesave dhe lënien në fuqi të shkarkimit të sipërpërmendurve nga sistemi i drejtësisë është marrë nga trupa gjykuese: Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo./mxh
