Dita 27 – Vijon lufta në Lindjen e Mesme! Administrata e Donald Trump ka propozuar një plan paqeje me 15 pika për Iranin (i dërguar përmes një ndërmjetësi), por Teherani e ka refuzuar dhe ka vendosur kushtet e veta. Ndërkohë, zyrtarë amerikanë thonë se negociatat vazhdojnë, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk arrihet marrëveshje.
Ndikimi në tregje dhe shqetësimet ekonomike: Konflikti (përfshirë tensionet në Ngushticën e Hormuzit) ka ndikuar tregjet globale: çmimet e naftës janë rritur dhe aksionet janë të paqëndrueshme. Ka gjithashtu shqetësime për manipulim tregu (insider trading) për shkak të rritjes së pazakontë të transaksioneve të naftës para njoftimit për bisedime./kb
