Last Updated on 05/11/2026 by Monika
Deputeti dhe nëkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, theksoi sot se Partia Demokratike ka shprehur mbështetje të plotë ndaj protestave studentore.
I ftuar në “A2 CNN”, Këlliçi u shpreh se përmes ekipit të juristëve, PD ka denoncuar të gjitha rastet e dhunës, përfshirë këtu edhe përmes katër kallëzimeve në SPAK.
“Po përpiqemi në çdo formë për të qenë në mbështetje të kësaj proteste, duke çuar zyrtarët tanë në atë protestë, duke kërkuar në çdo seancë parlamentare të vihet në rend dite, temat dhe kërkesat e protestës së studentëve, e kemi bërë edhe për protestën e 136 ditëve. Janë 570 të rinj të mbrojtur juridikisht nga PD, nga ekipi i juristëve dhe të liruar nga qelitë, për shkak edhe të asistencës ligjore që u ka dhënë ekipi juridik i PD-së. E kemi bërë edhe duke denoncuar të gjitha rastet e dhunës, duke depozituar 4 kallëzime në SPAK për ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe shefat e komisariateve, për të denoncuar dhunët. Kemi informuar të gjitha kancelaritë europiane për atë dhunë shatzore ndaj qytetarëve dhe të rinjve në shesh”,-tha Këlliçi./mxh
