Last Updated on 26/03/2026 by Anisa
Në konferencën e mbajtur ditën e sotme për ndryshimet e bëra në sektorin e shëndetësisë, ministrja Evis Sala u shpreh se po punohet për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve, duke theksuar se mungesa e barnave në qendrat spitalore nuk është si ka qenë më parë. Ndërsa zbuloi se vitin e ardhshëm do të mundësohet trajtimi i personave të prekur nga diabeti.
E pyetur në lidhje me mungesën e barnave dhe mundësinë për të bërë kontrolle e analiza në spitalin shtetëror, ministrja sqaroi se po thjeshtësohen procedurat në mënyrë që secili pacient të ketë mundësinë e kontrolleve.
“Ndryshimet e miratuara synojnë garantimin e disponueshmërisë së barnave në treg për të shmangur rrezikun për pengesat, veçanërisht për barnat që janë në vetvete. Rritja e profesionalizmit për transformimin e barnave. Po ashtu, përshpejtimi i afateve dhe thjeshtësimi i procedurave duke përfshirë mënyrën elektronike për shpërndarjen e barnave,” tha Sala.
Për mungesën e barnave në qendrat spitalore shtetërore, ministrja Sala u shpreh se kjo situatë ka ardhur duke u përmirësuar, pasi së fundmi ka pasur më pak mungesë ilaçesh.
“Besoj keni vënë re se jemi munduar që të mos mungojnë barnat; ka pasur mungesa, por gjithnjë e më pak. Synohet që të mos ketë mungesa. Kemi punuar që t’i adresojmë në kohë reale, për të zgjidhur probleme konkrete. Aktualisht një nga metodat është mbledhja e të dhënave dhe planifikimi i shërimit. Kemi mbledhur të dhëna për të parë sepse nuk duhet të mungojnë analizat,” përmbylli fjalën e saj ministrja Sala.
