Ministria e Jashtme e China reagoi të premten ndaj deklaratave të SHBA-së mbi portet panamiane, duke i cilësuar ato si “të papërgjegjshme” dhe sipas Pekinit vetëm zbulojnë planin amerikan për të marrë me forcë kontrollin e Kanalit të Panamasë.
Zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian, tha se për situatat specifike duhet të konsultohen autoritetet kineze përkatëse.
Kjo reagim vjen pasi Komisioni Federal i Marinës i SHBA-së njoftoi se po monitoron me kujdes rritjen e ndalimeve të anijeve të regjistruara në Panama në Kinë, të lidhura me një vendim të Gjykatës së Lartë të Panamasë kundër kompanisë me bazë në Hong Kong, CK Hutchison.
Në fund të janarit, gjykata panamiane rrëzoi kornizën ligjore të koncesionit të vitit 1997 që i jepte kompanisë Hutchison të drejtën për të operuar terminalet Balboa dhe Cristobal në anët Paqësore dhe Atlantike të Kanalit të Panamasë. Kina ka shprehur kundërshtim të prerë ndaj këtij vendimi, duke e quajtur një “akt të keqbesimit”.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa SHBA dhe Kina shkëmbejnë akuza mbi kontrollin dhe influencën mbi një nga arteriet më strategjike të transportit detar në botë./mxh
