Eliminimi i Shqipërisë nga Play-Off-i i Botërorit 2026 ka pasur jehonë edhe në Brazil.
Kjo pasi Silvinjo ishte i vetmi trajner brazilian që mund të ishte i pranishëm në këtë turne.
Humbja 2–1 ndaj Polonisë i dha fund kësaj mundësie. Mediat braziliane, përfshirë Globo Esporte, e kanë ndjekur me vëmendje ndeshjen.
Për herë të parë nga viti 1930 deri në 2022, në Botëror nuk do të ketë asnjë trajner brazilian. Në disa edicione si 1998 dhe 2006, Brazili kishte deri në katër trajnerë pjesëmarrës.
Kjo e bën mungesën në vitin 2026 një rast unik. Ndërkohë, kombëtarja e Brazilit do të drejtohet nga Carlo Ancelotti në këtë turne./mxh
