E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Kaltrina Kondi, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori, ka ndarë një rrëfim prekës për jetën dhe kujtimet me të atin.
Mes emocionesh të forta, ajo nuk i mbajti dot lotët teksa foli për mungesën e tij në përditshmëri, duke e shoqëruar rrëfimin me një citim të plotë:
“Nga tiparet ngjaj me babin. Nga tipi, ngjaj me të dy. Ajo që diskutonte babi ishte që unë të kisha një të ardhme të mirë. Të isha e shkolluar. Unë po ndjek atë që dua dhe besoj se ai është shumë krenar. Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq. Kur shoh të tjerët që janë në diplomim me mamin dhe babin”.
Më tej, Kaltrina komentoi edhe eksperiencën e Mirit në Big Brother VIP Albania, duke ndarë mendimin e saj për lojën e tij brenda shtëpisë:
“Banorët, shumë të mirë janë të gjithë. Aty është një lojë. Kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Por për mua, vetëm Miri. Raporti i Selin dhe Mirit është një raport i keqkuptuar. Nuk më është dukur diçka më shumë se lojë.
Mirin e shoh si lojtarin e vetëm që nuk ka ofenduar. Shumë i fortë, ka duruar shumë. Çfarë do ndryshoja unë te Miri? Mos të ishte i mirësjellshëm me banorët që nuk ia duan të mirën. Me Rogertin ka një lidhje shumë të mirë shoqërore, por në fund të ditës aty është vetëm një lojë.
Unë i kam thënë Mirit të futej. Jam gëzuar shumë. I kemi dërguar mesazhe në ‘Big Love’. Jam shumë krenare. Vajza e Mirit e sheh përditë, ashtu si ne. Normal nuk është ndjerë mirë nga akuzat që ka dëgjuar. Por edhe ajo është krenare për babanë e saj”.
Rrëfimi i saj solli emocione të forta në studio, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje figurën e Dr. Florit.
