Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet në strukturat dhe në qendër, ndërsa është publikuar udhëzimi për procesin zgjedhor dhe organizativ.
Në udhëzimin që mban firmën e kreut të PD-së, Sali Berisha dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, thuhet se brenda datës 30 prill duhet të kenë përfunduar zgjedhjet në të gjitha degët dhe strukturat.
Theksohet gjithashtu se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike.
VENDIM:
Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026 ‘Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH;
Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm ‘Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës vendore të Partisë Demokratike’;
Udhëzimin nr 3 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm ‘Mbi procesin e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së degës’
Duhet të filloni menjëherë nga puna, të raportoni progresin sipas përcaktimeve në udhëzim dhe të respektoni me rigorozitet afatet kohore./mxh
