Last Updated on 31/03/2026 by Monika
Në një dalje televizive, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar mënyrën se si Edi Rama ka ndryshuar Partinë Socialiste pas marrjes së drejtimit të partisë.
Malaj ka thënë se ka debatuar ashpër me Ramën, duke theksuar se PS nuk mund të funksionojë si një repart ushtarak dhe duke kritikuar përdorimin nga Rama i pajisjeve të përgjimit dhe lidhjet me shërbime sekrete.
Ai ka shtuar se Rama ka ndjekur një strategji ku modernizimi i partisë vinte pas marrjes së pushtetit, ndryshe nga ideja e tij që PS duhej të modernizohej para se të vinte në pushtet.
Ish-ministri Malaj tha se Rama ka bërë pakt me Sali Berishën për ndryshimet kushtetuese, duke konsoliduar pushtetin e tij dhe duke ndryshuar rregullat e rotacionit politik.
“Ndërsa PS, pas 2005 që kur erdhi Rama ndryshoi 100 % mënyrën se si do organizonte dhe drejtonte PS. Debati m i parë me të ishte se PS nuk mund të jetë repart ushtarak. Sepse Rama sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë këto pajisjet e përgjimit, nuk e di pse është i dashuruar kaq shumë me shërbime sekrete. Ne kemi pasur debat dhe ka qenë jo i lehtë. Rotacioni ndodh, por jo si në Shqipëri që të kesh mandatin e parë, të kesh më shumë pikë në mandatin e dytë dhe më shumë vota në mandatin e 3 dhe të vetë-shpallesh mbret kryeministror në mandatin e 4. Pra ideja ime ishte që PS duhet modernizuar përpara se të vinte në pushtet. Ndërsa Rama ishte i idesë se duhej të vinte në pushtet më pas të modernizohej. Rama bëri krushqi me vëllain e tij siamez Berishën dhe ndryshuan Kushtetutën”, tha Malaj./mxh
