Gazetari Bledian Koka në një studio televizive ka folur për lajmërimin e nxjerrë nga ambasada amerikane në lidhje me sulmet e mundshme të Iranit në Shqipëri.
Koka tha se Shqipëria është një nga vendet më të tensionuara me Iranin në Ballkan.
Sipas gazetarit, çështja nis që te vendimet e marra nga Rama dhe Berisha për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri.
“Mendoj që një nga vendet me raportet më të tensionuara me Iranin në Ballkan dhe po doni dhe në Europë është Shqipëria. E para punës nis çështje që nga vendimi që kanë marrë dy krahët politikë si zoti Berisha dje në qeveri dhe zoti Rama sot, për të strehuar së pari zoti Berisha 300 muxhahedinë dhe më pas zoti Rama nga 3.000 deri në 6.000 numri është pak i paqartë për prezencën e tyre në Manëz. Dimë që momenti i parë i thyerjes së fortë, mes Shqipërisë dhe Iranit, ka qenë viti 2018, atëherë kur Shqipëria vendosi të përzërë dy diplomatë iranianë, të cilët i akuzonte asaj kohe për organizimin e sulmeve terroriste. Një nga ato u përfol se mund të ishte qëllimi edhe për të vrarë kryegjyshin botëror Baba Mondin dhe kjo ishte arsyeja. Më pas eskaloi situata në 2021-in, kur vendosëm që të mbyllim dhe të ndërpresim totalisht marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe hapi tjetër ka qenë pajo që ndodhi me hakërrimin. Dhe pak ditë më parë dhe sot është folur që këto hakera kanë arritur të penetrojnë deri tek faqja e Gjykatës së Lartë por ajo që më bëri përshtypje nga njoftimi është që këtu nuk flitet për sulmin kibernetik”, tha Koka./mxh
