Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se vendi i tij kishte bërë kërkesë për armëpushim.
Baghaei tha sot se deklaratat e Trump ishin të rreme dhe të pabaza.
“Këto janë mashtrime të SHBA-së për të justifikuar politikën e saj të paligjshme të luftës”, tha ai.
“Irani është aktualisht nën sulm armiqësor dhe do të vazhdojë sulmet e tij hakmarrëse”, tha Baghaei , duke shtuar se Teherani nuk po i kushtonte vëmendje deklaratave të tilla mashtruese dhe të pabaza.
Më herët, Trump pretendoi se Irani kishte kërkuar një armëpushim.
Republikani shkroi në platformën “Truth Social” se administrata e tij do ta shqyrtonte këtë sapo Ngushtica e Hormuzit të ishte e lirë për të kaluar.
“Deri atëherë, do të vazhdojmë të bombardojmë Iranin “që në Epokën e Gurit!!!”, tha Trump.
Presidenti amerikan ia atribuoi kërkesën për armëpushim “Presidentit të Ri të Regjimit” të Iranit.
Mbetet e paqartë se kujt saktësisht po i referohej, pasi presidenti amerikan nuk përmendi një emër specifik./mxh
