Moti i keq vazhdoi të godasë Italinë Qendrore dhe Jugore të enjten, duke sjellë reshje të dendura shiu, borë dhe erëra të forta që shkaktuan përmbytje, evakuime dhe ndërprerje të trafikut rrugor dhe hekurudhor.
Sinjale të kuqe për mot të keq ishin aktivizuar në rajonet Abruzzo, Puglia dhe Molise, ku një pjesë e urës mbi lumin Trigno u shemb pranë autostradës Adriatike në zonën e Montenero di Bisaccia.
Në Molise, aksesin rrugor në qytetin e Pescopennataro e rikuperoi një makineri e zjarrfikësve që pastronte rrugën drejt luginës Sangro.
Ndërsa në rajonin Marche, një rrëshqitje dheu në Acquasanta Terme izoloi banorët e një fshati, ndërsa në Trisungo di Arquata del Tronto ekipet po punonin për të larguar ujin nga një nënkalim i përmbytur, që kishte bllokuar trafikun.
Situata mbetet kritike ndërsa autoritetet vazhdojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe rivendosjen e qarkullimit./mxh
