Last Updated on 03/04/2026 by Kesjana
Hannover 96 feston më 12 prill, 130-vjetorin e themelimit. Klubi i njohur gjerman, për të kujtuar këtë përvjetor, ka stiluar edhe një fanellë që ekipi i parë do ta veshë në sfidën që do të luajë në shtëpi më 18 prill me Paderborn.
Në videon prezantuese të bluzës, e gjitha e kuqe, mes legjendave të skuadrës është edhe shqiptari Altin Lala, të cilin e kanë cilësuar gjithmonë luftëtar.
Lala kaloi 14 vite të karrierës së tij te Hannover 96, duke fituar respektin e tifozëve. Altin Lala mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërsa luajti 320 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe dha 13 asiste. Në ditën kur i dha lamtumirën skuadrës si futbollist, në stadium u shfaq një koreografi që shkruante: Faleminderit Altin./kb
