Njësitë e emergjencës në Kharkiv u përballën me zjarre pas një serie sulmesh me dronë nga Rusia, që përshkallëzuan situatën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Autoritetet lokale njoftuan se gjatë ditës pati të paktën 20 goditje me dronë në katër lagje të qytetit. Disa prej sulmeve shkaktuan zjarre, ndërsa dy persona u plagosën, përfshirë një vajzë 8-vjeçare.
Po ashtu, në jug, në qytetin Zaporizhzhia, një goditje ruse shkaktoi dëme në një pallat të lartë dhe një biznes lokal. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Sulmet e fundit vijnë në një kohë tensioni të shtuar në rajon, ndërsa forcat ukrainase përpiqen të menaxhojnë pasojat dhe të ruajnë sigurinë e qytetarëve në qytetet e prekura./mxh
