Last Updated on 03/04/2026 by EL
Burime nga brenda seancës së zhvilluar sot në Gjykatën Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për pavlefshmërinë e dekretit për emërimin e Ols Dados prokuror, shprehen se përfaqësuesit e Presidencës, palë e paditur në këtë proces, e kanë pranuar faktin se nëse Dado do të paraqitej si kandidat sot, me CV që ka, nuk do të pranohej.
“Përfaqësuesi i Presidencës tha në gjyq se nëse sot Dado do të paraqitej si kandidat për prokuror, me këtë CV nuk do të pranohej. Përfaqësuesi i Presidencës pranoi edhe se në arkivin e tyre gjendet vetëm një kërkesë nga ish Kryeprokurorja Ina Rama dhe asgjë tjetër. Mungon dosja e praktikës që provon se ai përmbush kriteret”, shprehen burimet./et
