PSV Eindhoven është shpallur kampion i Eredivisie për sezonin 2025/2026, duke fituar titullin e tretë radhazi dhe të 27-in në histori.
Titulli u sigurua pas barazimit 0-0 të Feyenoord ndaj Volendam, që e bëri të paarritshëm diferencën prej 17 pikësh, kur kanë mbetur edhe pesë javë kampionat. PSV kishte hedhur një hap të madh një ditë më parë, duke fituar 4-3 ndaj Utrecht.
Skuadra e drejtuar nga Peter Bosz dominoi sezonin, duke fituar 15 nga 17 ndeshjet e para. Një seri prej 13 fitoresh radhazi mes shtatorit dhe janarit i dha një avantazh të konsiderueshëm.
PSV mposhti Feyenoord 3-0 më 1 shkurt, duke forcuar pozitat në krye. Edhe pse pësoi disa humbje në fund, përfshirë 3-2 ndaj NEC më 14 mars, titulli u sigurua në përpjekjen e tretë.
Ky është titulli i tretë radhazi për PSV, një arritje e realizuar për herë të fundit nga Ajax në periudhën 2019-2022./mxh
