Irani ka hedhur poshtë propozimin e fundit për armëpushim 45-ditor, i cili thuhet se është paraqitur nga ndërmjetësuesit rajonalë, ndërsa kërkon një fund të përheshëm të luftës.
“Ne nuk do të pranojmë thjesht një armëpushim. Ne pranojmë vetëm një fund të luftës me garanci se nuk do të sulmohemi përsëri”, tha për Associated Press Mojtaba Ferdousi Pour, kreu i misionit diplomatik iranian në Kajro.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, Teherani ia përcolli përgjigjen e tij ndërmjetësit Pakistanit.
Përgjigja negative e Iranit kishte dhe 10 klauzola, ku sipas IRNA përfshinte dhe përfundimin e armiqësive rajonale, krijimin e një protokolli për kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit, rindërtimin dhe heqjen e sanksioneve.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se nëse Teherani nuk dorëzohet, SHBA-të mund të godasin ura dhe termocentrale./mxh
