Last Updated on 07/04/2026 by Kesjana
Fermerët protestuan paraditen e së martës në Ministrinë e Bujqësisë.
Ata shprehin pakënaqësinë e tyre për heqjen e naftës pa taksa si dhe për shtrenjtimin e inputeve bujqësore.
Për mikrofonin e A2CNN, njëri prej tyre u shpreh: “Vetëm fjalë boshe na japin, asnjë subvencionim. Vetëm gënjeshtra! Këta mbështesin prodhimin serb dhe prodhimin grek. Jemi të falimentuar”.
