Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në Asamblenë e PS-së në Durrës. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Partia Socialiste ka arsye të besojë se mund të fitojë edhe më shumë bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai shtoi se Shqipëria ka aktualisht mundësinë që të bëjë realitet ëndrrën europiane. Ndër të tjera, Rama tha se zgjedhjet e ardhshsme janë më shumë zgjedhje politike se zgjedhje vendore.
“Ne kemi të gjithë arsyet të besojmë se duhet t’i fitojmë të treja bashkitë duke filluar nga Durrësi. Kemi sot një moment për herë të parë në histori, pasi gjendemi në një pozitë ku të mëdhenjtë na duan dhe i kemi të gjithë me vete. Në një kohë që duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër për të pozicionuar Shqipërinë në anën e Europës edhe zyrtarisht jo vetëm gjeografikisht. Sot Shqipëria duhet të vrapojë për të mos ju mbyllur ajo derë që është hapur. Zgjedhjet e ardhshme, zgjedhje politike jo vendore. Duhet të bëjmë realitet dhe të kapim trenin e historisë”, tha Rama./mxh
