Last Updated on 09/04/2026 by EL
Seanca e sotme plenare ka rrjedhur e qetë dhe pa ndonjë përplasje të dhunshme, një zhvillim pothuajse i pazakontë për standardet e Kuvendit.
Megjithatë, qetësia nuk ka qenë sinonim i seriozitetit. Seancës nuk i kanë munguar momentet pikante si ky më poshtë ku kamerat e Kuvendit kanë kapur ‘mat’ deputetin e PD, Klevis Balliu, duke i kërkuar ChatGPT t’i shkruajë fjalimin.
Siç shihet nga pamjet, me një lëvizje instinktive, ai përpiqet të ulë paksa ekranin e laptop-it në tentativë për të fshehur ‘autorin’ e vërtetë të fjalimit që do mbajë pak çaste më vonë në podium./et
