Një moment i papritur ka trazuar sërish atmosferën në “Ferma VIP”, duke sjellë emocione të forta dhe diskutime të reja brenda shtëpisë së lojës.
Pas zhurmës së krijuar në rrjet për afrimitetin mes Vanesës dhe Indritit, një surprizë nga jashtë ka ndryshuar dinamikat e situatës. Mbi fermë është shfaqur një dron që ka përcjellë një mesazh të veçantë për Vanesën: “Prio and PP love you! Do what got you here”.
E prekur nga ky gjest, Vanesa është përlotur dhe ka reaguar emocionalisht, duke dërguar puthje drejt qiellit. Menjëherë pas surprizës, ajo i ka treguar Gresës se beson që mesazhi ka ardhur nga vëllai i saj dhe partneri që e pret jashtë formatit.
Ky zhvillim ka ngjallur interpretime të ndryshme, ku disa e shohin si mbështetje për rrugëtimin e saj në lojë, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si një sinjal për të reflektuar mbi kufijtë e vendosur së fundmi në raport me Indritin./mxh
