Last Updated on 12/04/2026 by EL
Ndërsa Hungaria i afrohet mbylljes së votimeve, përballë Parlamentit në Budapest ka nisur muzika tekno.
Në sheshin Kossuth Lajos Qindra të rinj dhe pjesëmarrës janë mbledhur në shesh për një aktivitet që është njëkohësisht festë techno, protestë simbolike dhe pritje e rezultateve zgjedhore.
I promovuar si një “afterparty” i zgjedhjeve, eventi “Më shumë techno në Parlament” pritet të zhvendoset më pas në Qendrën Kulturore Turbina, ku festa do të vijojë gjatë mbrëmjes./et
