Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për fitoren e Peter Magyar në Hungari.
Bushati përmes një postimi në platformën X thekson se fitorja e Magyar është e rëndësishme për demokracinë liberale dhe Evropën në tërësi.
Sipas tij kjo fitore ka të ngjarë të ketë efekte të ndryshme në modele të ngjashme qeverisjeje që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor.
“Fitorja e Peter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë liberale dhe Evropën në tërësi. Ka të ngjarë të ketë efekte të ndryshme në modele të ngjashme qeverisjeje që janë mbështetur nga Hungaria në Ballkanin Perëndimor”, nënvizon Bushati/kb
