Influencuesja shqiptare Sara Hoxha është përballur së fundmi me një valë komentesh dhe mesazhesh negative në rrjetet sociale, të cilat ajo vetë i ka publikuar në “story” në Instagram.
Në fotot e ndara me ndjekësit, shihen disa mesazhe private ku përdorues të ndryshëm e kritikojnë për pamjen fizike dhe i sugjerojnë ndërhyrje estetike, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër e ofenduese. Këto mesazhe kanë shkaktuar reagime të shumta online.
Pas publikimit të tyre, Sara ka reaguar duke sqaruar se nuk i merr seriozisht këto komente dhe se sipas saj bëhet fjalë për profile të rreme që fshihen pas anonimatit për të sulmuar në rrjete sociale.

Ajo ka lënë të kuptohet se nuk është e ndikuar nga komentet negative dhe i ka trajtuar me ironi situatat e tilla, duke i konsideruar si të pavlera.
Postimi i saj ka hapur diskutim mes ndjekësve, ku shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje dhe kanë dënuar gjuhën fyese në internet, duke e cilësuar si një formë të zakonshme bullizmi ndaj figurave publike në rrjete sociale./mxh
