Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit të ngrijë pasurimin e uraniumit për 20 vite, sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare.
Kushti u ngrit gjatë negociatave të mbajtura gjatë fundjavës në Islamabad, ndërsa iranianët po shtynin afatin për një periudhë më të shkurtër, në shifra njëshifrore.
Mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor të Iranit dhe konkretisht nëse Teherani do të pranojë të mos pasurojë uranium dhe të dorëzojë rezervat e tij ekzistuese, ishin pika kryesore e pengesës që pengoi arritjen e një marrëveshjeje.
Ndërmjetësuesit nga Pakistani, Egjipti dhe Turqia po përpiqen të tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës para se të skadojë afati i armëpushimit më datë 21 prill./mxh
