Shkencëtarët në Panama kanë nisur një seri eksperimentesh për të rikthyer në natyrë bretkosën e artë panameze, një specie në rrezik kritik zhdukjeje dhe simbol kombëtar i vendit.
Në një qendër konservimi në Gamboa, studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Tropikale Smithsonian dhe partnerë të tjerë kanë liruar rreth 100 bretkosa në kushte të kontrolluara për të testuar aftësinë e tyre për mbijetesë në natyrë.
Megjithatë, rezultatet mbeten shqetësuese: rreth 70% e tyre kanë ngordhur si pasojë e një sëmundjeje të rrezikshme kërpudhore të njohur si chytridiomycosis, e cila vazhdon të kërcënojë popullatat e egra.
Shkencëtarët thonë se të dhënat e mbledhura nga këto prova do të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të sëmundjes dhe në përgatitjen e lirimeve më të mëdha në të ardhmen për të rikthyer specien në habitatet natyrore.
Sipas studiuesve, një nga sfidat kryesore është edhe ushqyerja e bretkosave në laborator, pasi ushqimi i tyre duhet të prodhohet plotësisht brenda qendrës kërkimore.
Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet globale për të ndalur zhdukjen e një prej specieve më ikonike të Amerikës Qendrore./mxh
