Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku i është drejtuar sërish Papa Leonit XIV.
Në postimin në Truth Social, Trump thotë se Papa Leoni duhet ta dijë se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues gjatë dy muajve të fundit dhe se është e papranueshme që ai të ketë një armë bërthamorë.
“A mund t’i thotë dikush Papa Leo se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm, plotësisht të paarmatosur, në dy muajt e fundit, dhe se është absolutisht e papranueshme që Irani të ketë një bombë bërthamore. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. AMERIKA ËSHTË KTHYER!!!”, thuhet në postimin e Trump.
Trump, sërish me kritika për Papa Leoni-n dhe NATO-n
Në një tjetër postim, ai përsërit kritikat e tij ndaj NATO-s, duke thënë se aleanca “nuk ishte aty për ne dhe nuk do të jetë aty për ne në të ardhmen”.
Trump, sërish me kritika për Papa Leoni-n dhe NATO-n
Më herët këtë javë, presidenti amerikan e akuzoi Papën se ishte “i tmerrshëm për politikën e jashtme”, duke pretenduar se nëse ai nuk do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, Papa Leoni nuk do të ishte në Vatikan”.
Ati i Shenjtë iu përgjigj kritikave të Trump, duke thënë se do të vazhdojë të flasë kundër luftës. Lidhur me NATO-n, Trump e ka sulmuar vazhdimisht aleancën, duke e akuzuar se nuk e ka mbështetur Uashingtonin gjatë luftës me Iranin. Ai ka kërcënuar të tërheqë SHBA-në nga aleanca, pasi më parë kishte thënë se “SHBA-të nuk kanë nevojë për asgjë nga NATO”. /kb
