Një ditë pas zjarrit që përfshiu pallatin në Tiranë, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar gjendjen e repartit zjarrfikës në Lushnjë, që sipas tij është në kushte të degraduara.
Përmes pamjeve të publikuara, deputeti ka ngritur shqetësime të forta mbi gatishmërinë dhe kapacitetet reale për përballimin e emergjencave.
Në postimin e tij, Korreshi shprehet se këto kushte të degraduara të ambienteve të repartit, ngrenë shqetësime të forta mbi gatishmërinë dhe kapacitetet reale për përballimin e emergjencave.
Në pamje shihet një godinë e amortizuar, ndërsa mjetet dhe pajisjet janë të vjetruara dhe krejtësisht jashtë funksionit. /kb
