Last Updated on 15/04/2026 by Anisa
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar me një ton surprizues marrjen e shtetësisë shqiptare nga ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Rama e përshkruan këtë moment si “bota përmbys”, duke vënë theksin te fakti se pak kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë që kreu i bashkisë së qytetit më të njohur në botë të shfaqte dëshirën për t’u bërë qytetar i Shqipërisë.
Sipas tij, ideja u bë konkrete gjatë vizitës së kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, në Shqipëri. Në këtë vizitë, Adams u prezantua si një mik i komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe, sipas narrativës së Ramës, u impresionua nga Tirana dhe zhvillimi i saj urban.
Rama shkruan se Adams kishte shprehur më parë një premtim për të vizituar Shqipërinë dhe, pasi erdhi në vend, u mahnit nga atmosfera e kryeqytetit, deri në atë pikë sa e krahasoi me një “Nju Jork të vogël”.
Në këtë kontekst, kryeministri e përshkruan simbolikisht marrjen e shtetësisë shqiptare nga Adams si një akt miqësie dhe vlerësimi, duke e quajtur atë “një ambasador të Shqipërisë së rilindur”.
Postimi i Ramës:
