Last Updated on 16/04/2026 by Anisa
Në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2027, skena politike në Tiranë ka nisur të marrë formë, ndërsa partitë kryesore po aktivizohen në terren dhe emrat e parë të mundshëm për garën për Bashkinë e kryeqytetit po dalin në pah. Ndërkohë që përfliten edhe figura nga radhët e Partisë Socialiste, si Erion Braçe, vëmendja është përqendruar te opozita dhe kandidatët që ajo mund të propozojë.
Në një intervistë për “Koha Jonë Debat” me Nikoll Lesin, avokati Spartak Ngjela u shpreh se gara për Tiranën, në këtë fazë, nuk paraqet një betejë të fortë të balancuar. Sipas tij, sondazhet aktuale tregojnë një avantazh të dukshëm për maxhorancën, ndërsa Partia Demokratike, edhe në mungesë të një kandidati të zyrtarizuar, vlerësohet të jetë nën 40% të shanseve për fitore. Ngjela theksoi se përfundimet mund të ndryshojnë vetëm pasi të bëhet publik kandidati opozitar dhe të shihet profili i tij në garë.
Debati:
Nikoll Lesi: Si e mendoni betejën në Tiranë, për kryebashkiakun e ri?
Avokat Ngjela: Nuk ka betejë. Janë sondazhet ulur.
Nikoll Lesi: Edhe nëse PD dhe koalicioni opozitar vendos një figurë të lartë?
Avokat Ngjela: Do të shohim figurën, pastaj do flasim. Deri në këto momente PD është nën 40%.
