Një grabitje e armatosur e një banke në Napoli të Italisë ka bërë xhiron e lajmeve nëpër botë, pasi ngjason me një skenar filmi.
Disa grabitës mbajtën peng 25 persona për dy orë përpara se të iknin përmes një tuneli. Ata hynë në një degë të ‘Credit Agricole’ në qytetin jugor italian, duke mbajtur peng punonjës dhe klientë, të cilët u liruan nga policia.
Shërbimet e emergjencës thyen dritaret për të hyrë në bankë, por deri atëherë grabitësit thuhet se kishin ikur duke zbritur nga një vrimë në dyshemenë e bankës dhe më pas në sistemin e kanalizimeve, me kasafortat me vete.
Oficerët e forcave speciale të policisë së armatosur të karabinierëve u dërguan me aeroplan nga Toskana për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit./Kb
