Last Updated on 23/10/2026 by Monika
Presidenti Bajram Begaj u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare dy futbollistëve, portierit italian të Cagliarit, Elia Caprile, dhe mbrojtësit Amar Gërxhaliu, i cili luan në Turqi dhe është me origjinë nga Kosova.
Marrja e pasaportës shqiptare i hap rrugë mundësisë që Caprile të thirret në ekipin kombëtar, ndërsa edhe Gërxhaliu mund të jetë një alternativë për përfaqësuesen.
Të dy futbollistët mund të jenë pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, pajisja e tyre me pasaportë shqiptare duket se lidhet me kërkesat e trajnerit të ri të Shqipërisë, Rolando Maran./mxh
