Në ditën ndërkombëtare të monumenteve, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një video me qytetarët ku prezantohet fasada e re e restauruar e Muzeut Historik Kombëtar.
Sipas tij, përfundimi i restaurimit të plotë të fasadës së godinës përbën një moment të rëndësishëm në procesin e rikonstruksionit dhe konservimit të këtij monumenti kulture të kategorisë së dytë.
Gonxhja thotë se pas restaurimit të mëparshëm të mozaikut monumental në kuadër të programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNOPS, tashmë është finalizuar edhe ndërhyrja në gjithë fasadën e ndërtesës.
Ky proces sipas ministrit synon të ruajë vlerat historike dhe arkitektonike të muzeut, ndërsa njëkohësisht hap rrugën për fazat e ardhshme të projektit, që përfshijnë forcimin strukturor, rikonceptimin dhe riorganizimin e institucionit muzeor./kb
