Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Starovë të Pogradecit. Zjarri ka nisur nga një kasolle me dërrasa ngjitur me objektin dhe më pas është përhapur duke krijuar dëme të shumta materiale.
Dyshimet e para janë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike, por fatmirësisht 3 vajza dhe nëna e tyre në atë moment ishin jashtë banesës.
Zjarri rrezikoi edhe një banesë tjetër ngjitur, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëses, zjarri është vënë nën kontroll. Në vendngjarje është zjarrfikësja dhe policia të cilat po bëjnë zbardhjen e rrethanave./kb
