Last Updated on 18/04/2026 by Anisa
Një lajm i kobshëm ëështë mësuar së fundmi nga bota e kinematografisë botërorë pasi është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktorja e njohur franceze Nathalie Baye.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga të afërmit e aktores të cilët bëjnë me dije se Baye nga demenca me trupa Leëy, një gjendje neurodegjenerative e njohur për ndikimin në lëvizje, humor dhe funksionin njohës.
Me një karrierë të bolshme ku ajo bashkëpunoi në 80 filma, Baye “zotëroi” ekranet franceze për dekada të tëra.
Aktorja franceze arriti sukses historik duke siguruar Çmimin César – nderimi më i lartë kinematografik i Francës, për tre vite radhazi, midis viteve 1981 dhe 1983.
Nathalie Baye kaloi me sukses në famë ndërkombëtare më vonë në karrierën e saj. Ajo do të mbahet mend kryesisht për tre bashkëpunimet e saja më virale në filmat: Paula Abagnale, nëna e personazhit të Leonardo DiCaprio në filmin e Steven Spielberg, “ Catch Me If You Can ”; Markiza de Montmirail në Doënton Abbey: Një epokë e re ; dhe,
Roli i saj fitues i çmimit për Aktoren më të Mirë në Festivalin e Filmit në Venecia për filmin Une liaison pornographique ( An Affair of Love ).
E lindur në Normandi në vitin 1948 nga piktorë, rruga e Baye drejt ekranit ishte e mbushur me çaste të vështira.
Në moshën 14 vjeçare ajo u përball me disleksinë për të ndjekur vallëzimin në Monako. Pavarësisht vështirësive që i ndërlikuan karrierën, trajektorja e saj ndryshoi në vitet 1970 kur luajti në veprat e regjisorëve të pavarur si François Truffaut, Claude Sautet, Maurice Pialat dhe Jean-Luc Godard . Vitet e fundit, ajo luajti personazhe komplekse në filmat e regjisorit kanadez Xavier Dolan, Laurence Anyëays dhe It’s Only the End of the World .
