Last Updated on 20/04/2026 by Kesjana
Një tërmet me magnitudë paraprake 7.4 goditi bregdetin verilindor të Japonisë pasditen e së hënës, sipas Japan Meteorological Agency.
Agjencia paralajmëroi për një cunami që mund të arrijë deri në 3 metra në prefekturat Iwate, Aomori dhe Hokkaido.
Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin Paqësor dhe ndodhej në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Tërmeti u regjistrua me intensitet “5 i lartë” në shkallën sizmike japoneze, një nivel që e bën të vështirë lëvizjen e njerëzve dhe që në shumë raste mund të shkaktojë shembjen e mureve të dobëta prej betoni.
Një cunami është vërejtur tashmë përgjatë bregdetit japonez.
Autoritetet japoneze po kontrollojnë gjithashtu Onagawa Nuclear Power Plant për të verifikuar nëse ka ndonjë problem apo dëmtim pas tërmetit.
Autoritetet japoneze kanë publikuar listën e plotë të zonave për të cilat janë lëshuar paralajmërime dhe këshillime për cunami, sipas Japan Meteorological Agency.
Kryeministri i Japonisë, Sanae Takaichi, u ka bërë thirrje njerëzve në zonat e prekura nga tërmeti të kërkojnë vende më të larta./KB
