Last Updated on 10/11/2026 by Monika
Ish-kryetari i PS në Korçë, Muharrem Meko i është drejtuar me një letër miqësore gazetarit dhe drejtuesit të emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziut.
Meko, në letrën e tij miqësore drejtuar Fevziut i kërkon që të vendosë përballë njëri-tjetrit, Erion Veliajn dhe Edi Ramën.
Sipas Mekos, ky është një ballafaqim i nevojshëm përndryshe i mori lumi dhe për turpin e faqen e zezë të 99-çave, Veliaj dhe Rama do të përfundojnë duke i hequr brekët nga koka njëri-tjetrit.
Letra e Muharrem Mekos për Blendi Fevziun
Një letër miqësore , Blendi Fevziut
I dashur Fevzo!
Nga afër s’njihemi, po miq të përbashkët kemi; madje edhe nga ata që as ti e as unë, s’ua prishim dot!
Për të qënë i sinqertë, personalisht, hyj tek ata që ty të vlerësojnë si një nga moderatorët më virtuozë të ekranit shqiptar, që me profesionalizëm të lartë në atë emision tashmë absolutisht më i ndjekuri në gjithe hapsirat shqipfolëse, ke berë të mundur që si rrallëkush të vendosësh përballë njëri-tjetrit edhe djallin me të birin!
E pra, të përgjërohem e me besimin se askush përveç teje s’do ta realizonte dot, një ballafaqim të Palloshit të Belës, me Zdromsin e 99-çave është bërë mëse i domosdoshëm!
Përndryshe na mori lumi e për turpin e faqen e zezë të 99-çave, këta të dy, ja hoqën brekët nga koka njëri-tjetrit !
Bëje e ke për të parë se, do të mbetesh si një Anton Çeta i dytë në historinë e pajtimit të gjaqeve…
Shumë miqësisht e me shumë respekt për Ju!/Mxh
