Last Updated on 20/04/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sllovë të Dibrës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një kalë.
Viktima është shtetasi Bashkim Ferati, i cili dyshohet se ka qenë në afërsi të kafshës në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Sipas informacioneve praprake, 65-vjeçari ka marrë plagë të rënda nga goditja, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë nga autoritetet./et
