Last Updated on 20/04/2026 by EL
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare si një qendër në zhvillim për industrinë kreative, ndërsa ekspozues të huaj ne Muse-X qe eshte hapur ne Titane, kanë vlerësuar potencialin e vendit gjatë vizitës së tyre të parë.
Perfaqrsuesit e kompanise bullgare “Blast SFX” u shprehen se vijne per here te pare në Shqipëri dhe gjithçka ka qenë shumë mirë deri tani. “ Njerëzit janë shumë miqësorë dhe komoeticioni Muse-X eshte shume mreselenes per organizimin dhe aspekte te ndryshme te artit qe prezanton, u shpreh një prej pjesëmarrësve të huaj, duke ndarë përshtypjet pozitive nga përvoja e tyre fillestare.
Sipas tyre, Shqipëria ofron mundësi të mëdha zhvillimi, veçanërisht në industrinë e muzikës dhe filmit. “Shohim një treg me natyrë shumë të bukur, njerëz punëtorë dhe shumë potencial. Është një vend shumë premtues për sektorët kreativë,” theksuan ata.
Ekspozuesit nënvizuan gjithashtu ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke sugjeruar se kjo mund të lehtësojë bashkëpunimet e ardhshme. “Kultura, njerëzit dhe natyra janë shumë të ngjashme, por Shqipëria është pak më e ngrohtë, çka e bën edhe më tërheqëse,” shtuan ata.
Megjithëse kjo është hera e tyre e parë në një ekspozitë të tillë, përvoja e tyre në sektorin audioviziv shtrihet në më shumë se dy dekada. “Kemi punuar për një kompani tjetër për 20 vite. Vitin e kaluar themeluam kompaninë tonë dhe tashmë kemi nisur të punojmë me klientë të rinj,” shpjeguan ata.
Aktiviteti i tyre është shtrirë edhe jashtë Bullgarisë, me projekte në Greqi dhe Hungari, kryesisht në industrinë e filmit. Kjo përvojë rajonale, sipas tyre, e forcon interesin për t’u zgjeruar në tregun shqiptar.
“Jemi padyshim të interesuar të vijmë në Shqipëri për biznes. Është një vend i mirë me potencial të madh,” përfunduan ata.
