Last Updated on 20/04/2026 by EL
Pas një rritjeje të fortë që u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në shportën e konsumatorit para pak javësh, çmimet e fruta-perimeve në tregjet e vendit kanë nisur të bien.
Televizioni SCAN ka kryer një tjetër vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, ku aktualisht, çmimi I domates është mesatarisht 200 lekë/kg, ndërsa qytetarët kanë alternativa të zgjedhin edhe produkte më të lira.
Kastravecët po tregtohen me një çmim maksimal prej 100 lekë/kg, specat egjelbër 200 lekë/kg, ndërsa specat e kuq kanë një çmim maksimal prej 350 lekë/kg. Brokoli dhe lulelakra rreth 150 lekë/kg, barbunjat 300 lekë/kg, karrotat rreth 130 lekë/kg, ndërsa produkte si qepa dhe patatja duket se janë produktet e vetme që nuk reflektuan rritje.
Edhe konsumatorët e ndjejnë diferencë, megjithatë, shumë prej tyre shprehen se sërish hasin vështirësi në blerjet e tyre të përditshme.
Kjo rënie lidhet edhe me hyrjen në treg të prodhimit vendas sezonal, çka ka reduktuar varësinë nga importet./et
