Në një botë ku telefoni është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, gjithnjë e më shumë njerëz po provojnë “detox-in dixhital”, duke u shkëputur nga rrjetet sociale dhe ekranet për një periudhë kohe.
Ekspertët thonë se edhe vetëm 24 orë pa telefon mund të përmirësojnë përqendrimin, cilësinë e gjumit dhe nivelin e stresit. Shumë persona raportojnë ndjesi lehtësimi dhe më shumë kohë për veten pas kësaj shkëputjeje.
Megjithatë, sfida mbetet rikthimi në rutinën e përditshme pa u “rrëmbyer” sërish nga njoftimet e pafundme./MXH
