Aktorja Sydney Sweeney është shfaqur krejtësisht e zhveshur në një skenë të episodit të fundit të serialit “Euphoria”.
Në episodin e parë kishin paraprirë skena ku personazhi shfaqej e maskuar në mënyra të ndryshme, mes tyre si foshnjë dhe si qen me të brendshme, por në episodin e ri me titull “America My Dream”, ajo paraqitet edhe më guximshëm. Sweeney shfaqet pa rroba gjatë një fotosesioni të Cassie, në përpjekje për të krijuar material të ri për llogarinë e saj në OnlyFans.
Në një nga skenat, ajo shfaqet me pjesën e sipërme të trupit të zhveshur, ndërsa në një tjetër moment, me temë bejsbolli, personazhi pozon duke mbajtur vetëm kapelë dhe pajisje sportive.
Disa shikues e kanë vlerësuar përkushtimin e Sweeney në rol, ndërsa të tjerë i kanë konsideruar skenat të forta dhe të tepruara.
Aktorja ka deklaruar më herët se përmes këtij roli ka fituar “vetëbesim dhe vetëdije për veten” dhe se është e gatshme “të bëjë gjithçka që nevojitet” për të interpretuar historinë e Cassie.
Në një intervistë për Variety në vitin 2023, Sweeney kishte thënë se i kishte kërkuar krijuesit të serialit, Sam Levinson, të rrisë intensitetin e personazhit të saj, duke u shprehur “Më jep më shumë. Do të të tregoj çfarë mund të bëj. Ka kaq shumë në këtë vajzë.”/mxh
