Last Updated on 20/04/2026 by EL
Spitali Universitar i Traumës po kalon një proces modernizimi të rëndësishëm të infrastrukturës, ndërkohë që shërbimet shëndetësore vijojnë normalisht dhe pa asnjë ndërprerje për pacientët.
Edhe pse disa hapësira spitalore janë aktualisht në rikonstruksion përmes një njoftimi për mediat Spitali bën me dije se sistemi shëndetësor funksionon me kapacitete të plota, duke garantuar vazhdimësinë e kujdesit mjekësor.
Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen sipas planifikimit, ndërsa sallat operatore janë funksionale me dy turne përfshirë edhe fundjavat.
Njoftimi i plotë:
Sqarim mbi shërbimin në Spitalin Universitar të Traumës (SUT):
Rikonstruksioni në Spitalin Universitar të Traumës
Lidhur me pretendimet e fundit, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se:
Shërbimi nuk është ndërprerë: Rikonstruksioni i godinës po kryhet me faza për të mos penguar trajtimin e qytetarëve.
Urgjenca në funksion: Blloku i Urgjencës është plotësisht i riorganizuar dhe funksional.
Kirurgjia Ortopedike: Ndërhyrjet vijojnë normalisht me dy turne, përfshirë edhe fundjavat.
Siguria Higjienike: Sallat operatore monitorohen vazhdimisht dhe nuk paraqesin asnjë rrezik bakterial.
Furnizime të garantuara: Nuk ka mungesë të medikamenteve apo materialeve mjekësore.
SUT mbetet shtylla kryesore e sistemit tonë shëndetësor, i gatshëm për të përballuar çdo fluks dhe për të garantuar shërbim cilësor për çdo pacient./ET
